Arsenal e do portierin shqiptar, i papritur çmimi që kërkon ai

09:57 | 15 Qershor 2019

Klubi italian ka vënë një çmim goxha të lartë për portierin shqiptar.
Lazio i ka treguar dy klubeve londineze, Tottenham dhe Arsenal se duhet të paguajnë 50 milionë euro nëse duan transferimin e portierit, Thomas Strakosha, shkruan “Football.London”.

Portieri i kombëtares shqiptare ka bërë 44 paraqitje për Lazion, duke arritur ta mbajë 13 herë të pastërt portën.

Çmimi i lartë pritet që të zbehë interesimin e skuadrave angleze

Komento: