Arsenal e “dridh” Milanin, po ia rrëmben lojtarin e Barçës nga duart

15:33 | 05 Janar 2019

Denis Suarez, ka një të ardhme në Premier League, raporton Gianluca Di Marzio.

Nga Barcelona në Arsenal, në gjurmët e Cesc Fabregas. Mesfushori Blaugrana, duke pasur parasysh mungesën e kohës së luajtur në La Liga, duket i destinuar të ndryshojë ajrin dhe të kërkojë një aventurë të re përcjell ORAinfo.

Kjo aventurë e re është e lidhur me Unai Emery, i cili e ndihmoi atë tashmë gjatë përvojës së tij në Sevilla.

Dy paraqitje në ligë deri tani, si shumë në Ligën e Kampionëve dhe në Copa del Rey. Shumë pak për një lojtar me kualitete të mëdha dhe vetëm 25 vjeç. Udhëtimi në Angli duket më afër dhe më afër.

Gunners janë përpara të gjithëve në garë për lojtarin, pasi që edhe AC Milan dhe Roma janë duke kërkuar mesfushorin e talentuar./ORAinfo/

Komento: