Arsenal e nxjerr në shitje yllin e madh

21:41 | 29 Qershor 2019

Arsenali do ta bëjë edhe një shitje.

Skuadra e Arsenal po përgatitet që të shes edhe yllin e madh të skuadrës, Pierre Emerick Aubameyang.

Sipas raportimeve të fundit, Aubameyang po flitet se mund të bëjë një transferim befasues tek skuadra e Manchester United.

‘Metro’ raporton se shuma për të cilën Arsenal do ta lironin lojtarin është 65 milionë euro.

Skuadra e Emery po kryen disa operacione për të përmirësuar situatën financiare të skuadrës, dhe janë të vendosur të transferojnë Wilfried Zaha.

Shitja e 30 vjeçarit do të siguronte të ardhura të mjaftueshme për të nisur një ofertë drejt Crystal Palace.

Buxheti aktual i Arsenal është 45 milionë funte, kurse Crystal Palace e vlerëson Zaha me 80 milionë funte.

Komento: