Arsenal po e fiton garën për Upamecano.
Qendërmbrojtësi i Leipzig, Dayot Upamecano, është lojtari që po zgjon interesim të madh nga skuadrat e mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të fundit, Arsenal po e fiton garën me Milan, për kartonin e Upamecano, transmeton lajmi.
Lojtari kishte zgjuar edhe interesimi9n e skuadrave si Manchester United, Bayern Munich por edhe Barcelona, megjithatë, këto të fundit duket se nuk janë më të interesuara për të.
Sipas ‘Tuttosport’, 21 vjeçari ka marrë vendimin që t’i bashkohet skuadrës së Arsenal.
Kërkesa e Leipzig për Arsenal pritet të jetë diku rreth 45 milionë euro, shifër kjo që mund edhe të hap telashe për ‘Gunners’.
Mbetet të shihet se si londinezët do ta finalizojnë këtë operacion mjaft të rëndësishëm, pasur parasysh situatën e tyre në mbrojtje.