Arsenali ka shënuar fitore nda Rapidit në Vienë.
‘Gunners’ kanë shënuar fitore me përmbysje (1:2), duke mbuluar një gabim të madh të Bernd Leno.
Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 51’, nga Guntas, pikërisht pas gabimit të Leno, i cili fali një top në 16 metërshin e Arsenal.
Londinezët reaguan fillimisht me anë të David Luiz, i cili shënoi në minutën e 70’, pas asistimit të Nicolas Pepe.
Rezultati u përmbys me anë të Pierre Emerick Aubameyang, në minutën e 74’.
Arsenal me këtë fitore merr tri pikët e para në Ligën e Evropës, kurse Rapid Vienna mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë.