Arsenal gati për zyrtarizimin e super-lojtarit

15:20 | 08 Gusht 2019

Arsenal së shpejti do të bëjë zyrtarizimin e emrit më të ri në skuadër.

Skuadra ka qenë shumë aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar në Premierligë.

‘Gunners’ janë pranë zyrtarizimit të transferimit të Kieran Tierney nga Celtic.

Lojtari që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka përfunduar testet mjekësore te Arsenal.

Mediet në Angli raportojnë se zyrtarizimi i Tierney, do të ndodh shumë shpejtë.

Arsenal janë pranë finalizimit të marrëveshjes edhe me David Luiz, i cili në ‘Emirates Stadium’ vjen nga Chelsea.

Komento: