Arsenal hidhet në “sulm” për yllin që po bën namin te Milani

19:13 | 18 Shkurt 2022

Arsenali është gati të hedhet në “gjah” për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao. Portugezi me paraqitjet e tij ka tërhequr interes nga Premierliga.

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, po kalon një sezon të mrekullueshëm deri më tani. Sulmuesi i majtë ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 27 paraqitje me kuqezinjtë. Paraqitje të shkëlqyera që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, veçanërisht nga Premier League, përcjell ORAinfo.

The Sun raporton se Arsenali është i prirur të shpenzojë paratë gjatë verës dhe ka synuar anësorin fantastik të AC Milan. Topçinjtë mbetën të zhgënjyer në janar pasi oferta e tyre prej 70 milionë euro për Dusan Vlahovic u refuzua nga lojtari. Tani Arsenali e ka kthyer vëmendjen te Rafael Leao.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thuhet se është i impresionuar nga paraqitjet e Rafael Leaos. Arteta dëshiron ta sjellë portugezin në stadiumin e Emirates për sezonin e ardhshëm dhe do të ketë në dispozicion mbi 200 milionë euro për të përmirësuar skuadrën e tij.

Gjithsesi, Arsenali nuk është i vetmi klub anglez që ruan Leaon me Manchester City dhe Newcastle gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij./ORAinfo/

Komento: