Një ndër derbit më të fortë na pret sonte.
Arsenali dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Qytetarëve në takimin derbi të javës së 17-të, i cili zhvillohet në Emirates nga ora 17:30.
Skuadra e Freddie Ljungberg vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te West Hami dhe synon të vazhdojë formën pozitive.
Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas ka humbur në shtëpi derbin ndaj Manchester Unitedit dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Arsenali nuk luajnë asnjëri shqiptarë, pasi Granit Xhaka është i lënduar, ndërsa Shkodran Mustafi nuk gjendet as në bankë.
Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Chambers, Sokratis, Kolasinac; Guendouzi, Torreira; Pepe, Ozil, Martinelli; Aubameyang;
Man City: Ederson, Walker, Fernandinho (C), Otamendi, Mendy, Gundogan, Rodrigo, Foden, De Bruyne, Sterling, Jesus.