Arsenal-Man UTD, përfundon ndeshja, ky është rezultati – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arsenal-Man UTD, përfundon ndeshja, ky është rezultati

23:05 | 25 Janar 2019

Sukseset e Manchester Unitedit nuk kanë të ndalur dhe që kur drejtimin e skuadrës e mori norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, “djajtë e kuq” njohin vetëm fitore.

Mbrëmjen e sotme Manchester United arriti të triumfojë me rezultatin 1-3 ndaj Arsenalit në Londër, në sfidën e vlefshme për FA Cup, ku edhe u kualifikua për në fazën e 1/8-ave.

Në “Emirates Stadium”, të besuarit e Solskjaer gjetën dy gola me kundërsulm, fillimisht me Alexis Sanchez dhe më pas me Jese Lingard.

Arsenali rihapi takimin me golin e shënuar nga sulmuesi kryesor Aubameyang, por në minutën e 82-të ishte francezi Martial, ai që vulosi suksesin dhe kualifikimin e Manchester Unitedit.

Komento: