Arsenal- Manchester United, formacionet zyrtare

13:19 | 23 Prill 2022

Arsenali pret Manchester Unitedin në duelin vendimtar për top katërshe, formacionet zyrtare.

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30.

Dy skuadrat po luftojnë për vendin e katërt, pozitë që i dërgon edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë janë për momentin në pozitën e pestë me 57 pikë sa ka edhe Spurs në vendin e katërt, derisa United janë të gjashtit me 54 pikë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët duan vetëm tri pikët nga kjo përballje e cila pritet të jetë tejet interesante.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale; Cédric, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Elneny; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Nketiah.

Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Lindelöf, Telles; Matic, McTominay; Elanga, Bruno Fernandes, Sancho; Cristiano Ronaldo.

Komento: