Arsenal me fitore minimale ndaj Manchester United

20:58 | 01 Nëntor 2020

Arsenal ka shënuar fitore 0-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e xhiros së shtatë të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Arteta ka marrë tri pikë shumë të mëdha në një sfidë të vështirë përball Djajve të Kuq.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Aubameyang në minutën e 69-të të ndeshjes.

Sulmuesi i Arsenalit shënoi nga penalltia e që ky gol do t’i vlej tri pikë.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e tetë me 12 pikë derisa Manchesteri mbetet në vendin e 15-të me vetëm 7 pikë.

Komento: