Arsenal ka shënuar fitore ndaj West Ham United.
Arsenali mezi ka arritur që të fitojë sonte kundër West Ham United në Londër, në një derbi tjetër londinez në xhiron e dytë të Premier Ligës
Arsenali ka fituar me një gol të vonë te të riut Eddie Nketiah për të marrë tri pikë tepër të vështira në Emirates sonte.
Ky ishte derbi i dytë me radhë i Arsenalit brenda dy jave, ku fillimisht ishte përballur me skuadrën tjetër londineze Fulham kurse sonte me West Ham.
Arsenali e nisi shumë më mirë këtë takim, ku 40 minutat e para e dominoi tërësisht atë me posedim dhe me raste të krijuara.
Goli erdhi në minutën e 25-të pas një bashkëpunimi të mirë në mes të Aubameyang dhe Lacazette, ku shënoi ky i fundit një gol të bukur me kokë.
Por, kur ndeshja mendohej se do të shkonte sigurt dhe Arsenali do ta fitonte atë me disa gola epërsi, në skenë doli Ëest Ham që në minutën e fundit të pjesës së parë bën një kundërsulm që rezulton me gol të shënuar nga Antonio.
Në pjesën e dytë, Arsenali ishte një skuadër tërësisht tjetër.
Më kërkues dhe ishin disa herë afër që të shënojnë golin e epërsisë Ëest Ham. Antonio goditi edhe shtyllën në minutën e 70-të të ndeshjes.
15 minutat e fundit Arsenali kishte më shumë posedimin por goli erdhi tek në minutën e 86-të nga sulmuesi i ri Nketiah pas një pasimi te Ceballos.
Me këtë fitore Arsenali ka gjashtë pikë nga dy xhiro të zhvilluara dhe është në vendin e dytë pas Evertonit.
Ndërkohë Ëest Ham mbetet pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve në Premier Ligë dhe gjendet në vendin e 18 në Premier Ligë.