Skuadra e Arsenalit ka ofruar dy lojtarë për Antonie Griezmann.
Situata e vështirë që po kalon Antoine Griezmann te Barcelona ka zgjuar intresin e shumë klubeve të mëdha të Europës.
Përveç Manchester United, Manchester City-t dhe Inter-it (mund të realizohet një këmbim me Lautaron Martinez), për ish-yllin e Atletico Madrid është vënë në lëvizje edhe Arsenal, historikisht i tërhequr nga futbollistët francezë.
Sipas Mundo Deportivo-s, Topçinjtë janë gati t’i ofrojnë Barçës kartonët e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Matteo Gundeouzi, dy elementë për të cilët interesohet edhe Inter-i.