Arsenal merr vendim: Nga kjo datë rikthehet në stërvtije

19:31 | 25 April 2020

Arsenali nga e hëna rikthehet në stërvtije.

Futbollistët e Arsenalit do të mundin që nga e hëna të stërviten në terenin e tyre në Londër mirëpo me orare të ndryshme dhe në mënyrë individuale.

Po ashtu futbollistët kanë marrë shumë paralajmërime për këtë rikthim të tyre në stërvitje.

Një zëdhënës i klubit konfirmoi: “Lojtarët do të lejohen të hyjnë në fushat tona të stërvitjes në Londër Colney javën e ardhshme. Qasja do të jetë e kufizuar, do të menaxhohet me kujdes dhe distanca sociale do të mbahet në çdo kohë. Të gjitha ndërtesat e Colney mbeten të mbyllura. Lojtarët do të udhëtojnë vetëm, do të bëjnë stërvitjen e tyre individuale dhe do të kthehen në shtëpi.”

Kurse para disa ditësh Granit Xhaka, David Luiz, Nicolas Pepe dhe Alexandre Lacazette u paralajmëruan nga klubi për shkak që kishin thyer rregullat e izolimit.

Komento: