Arsenal merr vendim të papritur për Ljungberg

14:14 | 08 Dhjetor 2019

Fredrik Ljungberg, nuk do të jetë trajneri i Arsenalit.

Në Angli shkruajnë se Bordi i Topçinjve nuk i beson suedezit, i konsideruar tepër i papjekur dhe i paaftë për të udhëhequr klubin për të gjithë sezonin,përcjell ORAifo.

Siç njofton tabloidi The Metro, ekzistojnë frika të konsiderueshme që Ljungberg nuk posedon kredencialet, përvojën dhe aftësitë stërvitore për të zgjidhur të metat aktuale të ekipit.

Arsenali do të priste një start më të fuqishëm nën trajnerin e Ljungberg, dhe do të shpresonte për një përvojë të ngjashme me atë të Manchester United nën urdhrat Ole Gunnar Solskjaer, të cilët ishin fitimtarë në hapjen e 8 ndeshjeve nën legjendën e tyre të mëparshme.

Arsenali pritet të kërkojë një trajner të ri së shpejti, me ish-shefin e Milanit dhe Juventusit Max Allegri duke qenë një nga më të preferuarat për postin e Arsnealit./ORAinfo/

Komento: