
Nuk kanë të ndalur lajmet jo të mira për Arsenalin.
Klubi do përballet me një betejë të madhe për të mbajtur Pierre-Emerick Aubameyang pasi i është ofruar një marrëveshje e madhe për të lënë klubin këtë verë.
Sulmuesi klinik ka marrë një kontratë 300,000 funteve në javë nga një ekip i Superligës kineze sipas The Times.
Ai aktualisht fiton afër 190,000 funteve në javë kështu që një kalim në Lindjen e Largët do të rriste ndjeshëm të ardhurat e tij, transmeton lajmi.
Një mori klubesh besohet të mbajnë kontakte me Aubameyang duke përfshirë Shanghai SIPG, të cilët kanë bërë një ofertë prej 80 milionë funtesh për të nënshkruar me 29-vjeçarin.
Aubameyang ishte subjekt i interesit nga të dyja ekipet kineze Guangzhou Evergrande dhe Tianjin Quanjian para se ai përfundimisht nënshkroi për Arsenalin në janar të vitit 2018.
Ani pse i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij me ‘Topçinjët’, ish-sulmuesi i Dortmund mund të tundohet nga ofertat e klubeve kineze.