Arsenali i nis bisedimet me Rabiotin.
“Topçinjtë” shihen si favoritë për ta transferuar mesfushorin francez, i cili i ka prishur punët me Juventusin.
Arsenali i ka nisur bisedimet me Adrien Rabiotin, njofton mediumi francez “Le10Sport”.
Mesfushori francez ka mundësi të transferohet në “Emirates Stadium” gjatë verës që vjen.
Përfaqësuesi francez i ka prishur punët me Juventusin së fundmi dhe pritet të largohet nga Torino.
Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit ka shfaqur edhe Evertoni në Angli.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që 25 vjeçari ta vazhdojë karrierën në Premierligë.