Xhaka drejt Leverkusenit, Arsenali e kërkon Rice
Granit Xhaka është gjithnjë e më afër rikthimit në Bundesliga.
Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbachit është afër transferimit te Bayer Leverkuseni.
Xhaka besohet se ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi gjerman, teksa do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Bayer Leverkuseni pret që marrëveshja për transferimin e kosovarit të mbyllet në fillim të qershorit.
Ndërkohë, Arsenali thuhet se po punon për të bërë ofertën e parë për Declan Rice, e cila do t’ia mundësonte nisjen e bisedimeve për transferimin e tij.
Mesfushori i West Ham Unitedit është objektivi kryesor i “Topçinjve” për afatin kalimtar të verës.
Negociatat për transferimin e tij pritet të nisin muajin e ardhshëm, në qershor.