Arsenal pas humbjes shokuese, ofron 30 milionë për yllin e Romës

17:24 | 16 Dhjetor 2018

Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 29 milionë funtesh ($ 36.5m / € 32.2m) për futbollistin e krahut të Romës, Cengiz Under, raporton Tuttumercatoweb përcjell ORAinfo.

Rivalët ,Tottenham tashmë kanë pasur një ofertë për 21-vjeçarin e refuzuar dhe ai është një nga të rinjtë më të vlerësuar në Europë që ka shënuar pesë gola dhe pesë asistime në 19 paraqitje këtë sezon.

Ekipi i Eusebio Di Francesco është pesë pikë nga katër më të mirët dhe janë në 16 të fundit të Ligës së Kampionëve.

Roma do të preferonte të lejonte Under të linte verën e ardhshme për të ndihmuar në mbylljen e top-katër s për futbollin europian sezonin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: