Arsenal po e shet Mustafin, po e transferon yllin 70 milionësh

16:24 | 06 Gusht 2019

Arsenali , dëshiron ta transferojë mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Kontakti është bërë me klubin e Bundesligës, por Leipzig e vlerëson francezin me rreth 70 milion £ – një çmim që do ta bënte një marrëveshje jashtëzakonisht të vështirë për Arsenalin, duke pasur parasysh buxhetin për të cilin po punojnë këtë verë,përcjell ORAinfo.

Klubi i Londrës është i hapur për të lejuar që Shkodran Mustafi të largohet për të mbledhur fonde të tjera këtë verë, por qendërmbrojtësi gjerman e ka bërë të qartë që dëshiron të qëndrojë në Emirates./ORAinfo/

Komento: