Arsenal rikthehet në stërvitje

17:31 | 27 April 2020

Skuadra e Arsenal është e para që është ritkhyer në stërvitje.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta sot është paraqitur në fushën stërvitore, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas suspendimit të sezonit nga Covid-19.

Lojtarët e Arsenal janë bërë të parët në Premierligë që bëjnë një gjë të tillë, ndonëse stërvitja ishte e veçantë.

Skuadra e nisi seancën stërvitore me disa vrapime të lehta, sigurisht, individuale, me distancë sociale të respektuar, përcjell lajmi.

Lojtarët do të stërviten me rotacione, dhe do të shkojnë e vijnë në stërvitje të vetmuar.

Të gjithë ndërtesat tjera të Colney do të mbeten të mbyllura. Kujtojmë se një nga të prekurit me Covid-19 ishte edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

Komento: