Arsenal sjell në skuadër këtë lojtar

16:53 | 10 Korrik 2021

Nuno Tavares tani zyrtarisht është futbollist i Arsenalit.

Pas paraqitjeve pozitive me Benfican në Portugali, Nuno Tavares do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Ai është transferuar te Arsenali, derisa kishte shumë oferta të tjera.

Garën për shërbimet e 21-vjeçarit të talentuar e fitoi Arsenali, që pagoi 8 milion paund te “Shqiponjat e Lisbonës” për kartonin e lojtarit luzitan.

“Topçinjtë” zyrtarizuan blerjen e Nuno Tavarez (do veshë fanellën me numër 20) me anë të një postimi në Tëitter, duke bërë të ditur që mbrojtësi ka nënshkruan një kontratë afatgjatë me klubin londinez.

Komento: