Arsenal sot pritet ta zyrtarizoj Trossard

10:55 | 20 Janar 2023

Arsenali pritet që të zyrtarizojë sot transferimin e Leandro Trossard nga Brightoni.

Gazetari i afërt me klubin londinez, Charles Watts, ka njoftuar këtë të premte se sulmuesi belg ndodhet në London Colney tashmë, ku edhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Pas testeve mjekësore, mbetet vetëm çështje orësh se kur Trossard do të prezantohet si futbollist i Arsenalit. Zyrtarizimi sipas të gjithave gjasave do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se marrëveshja për transferimin e 28-vjeçarit në “Emirates” është në vlerë prej 21 milionë funtesh, plus 6 milionë tjera si bonuse.

Trossard me “Topçinjtë” është pajtuar për të nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Komento: