Arsenal vë në shënjestër yllin e Serie A

19:25 | 02 Mars 2020

Skuadra e Arsenal po shpreh interesim të madh për ta transferuar yllin e Serie A.

Arsenal janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për të transferuar anëtarin e Sassuolo, Domenico Berardi, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.

‘Gunners’ janë duke kërkuar në treg për më shumë kreativitet dhe besojnë se lojtari me nëntë gola dhe pesë asistime në Serie A mund të jetë i përdorshëm për ta.

Berardi ka shkëlqyer në Serie A me skuadrën e Sassuolo dhe besohet se mund të ketë sukses edhe në Premierligë.

Arsenal gjithashtu janë në kërkim edhe për një lojtar të fazës së mbrojtjes.

Komento: