Arsenal vjen me transferim gjigant nga Arsenali

19:59 | 23 Qershor 2019

Sami Khedira, me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi.

Sami Khedira duket se po e përfundon aventurën te Juventusi, pasi Maurizio Sarri nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit gjerman.

Trajneri italian po mendon të bëjë një revolucion në mesfushën e Zonjës së Vjetër, derisa po tenton ta rikthejë Paul Pogban në Torino.

Nëse mesfushori francez kalon te Juventusi, atëherë 32-vjeçari Khedira do të largohet qysh në këtë afat kalimtar.

Calciomercato raporton se torinezët janë të gatshëm të heqin dorë nga 31-vjeçari, derisa Arsenali po tenton t’i marrë shërbimet e tij në këtë verë.

Një rol kyç në transferimin e gjermanit në Emirates Stadium mund të luajë edhe bashkëkombësi i tij, Mesut Ozil, që pritet ta bindë të kalojë në Londër.

Komento: