Arsenal vjen me transferim të “çmendur” nga Juventus

22:48 | 04 Gusht 2019

Arsenali po synon të ia marrin yllin Juventusit.

Gjigantët e Premier Ligës, Arsenal raportohet se kanë bërë një ofertë për ta transferuar mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani si dhe kanë shprehur interesim edhe për Sami Khediran.

Arsenali deri me tani ka transferuar në skuadër Nicolas Pepe nga Lille, kanë huazuar nga Real Madridi Dani Ceballos dhe kanë nënshkruar me William Saliban nga Saint Etienne, të cilin e kanë kthyer përsëri në huazim.

Sipas Tuttosport, Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi dhe ka bërë ofertë për Ruganin.

Thuhet se është propozuar një huazim dy vjeçar, pasi që synimi i tyre kryesor Kieran Tearney është lënduar dhe nuk do të luaj për dy muaj.

Juventus nuk dëshirojnë që ta shesin mbrojtësin pasi që Maurizio Sarri e kishte zhvilluar atë sa ishte në Empoli.

Arsenal po ashtu ka shprehu interesim për Sami Khediran dhe janë në negociata që Juventus t’ia terminojnë kontratën aktuale gjermanit, në mënyrë që ata ta transferojnë atë si një transfer i lirë.

Afati i transferëve në Angli përfundon javën e ardhshme dhe Arsenali duhet të ngutet, që të forcohet në mbrojtje.

Komento: