Arsenali arrin marrëveshje për Trossard

18:07 | 19 January 2023

Arsenali ka reaguar shpejt pas humbjes së ukrainasit Mykhailo Mudryk, i cili kompletoi transferimin e tij te Chelsea, përkundër se ‘Gunners’ ishin në negociata për shërbimet e tij me javë të tëra.

Pas kësaj, ‘Topçinjtë’ kanë reaguar duke nënshkruar me një anësor të ri.

Bëhet fjalë për anësorin e Brighton, Leandro Trossard, për të cilin tashmë dy klubet kanë arritur marrëveshje.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i transferimeve dhe gazetari italian, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, tarifa e marrëveshjes është 27 milionë funte, dhe kushtet personale mes futbollistit dhe klubit londinez gjithashtu janë rënë dakord, dhe se së shpejti lojtari do ta nënshkruajë kontratën.

Komento: