
Arsenali është duke luftuar për të mbajtur yllin, Khayon Edwards me një mori klubesh rivale të gatshme për të bërë një lëvizje për adoleshentin e talentuar, raporton Mail.
18-vjeçari është një nga yjet në rritje të akademisë së Gunners, por ende nuk ka nënshkruar një kontratë profesionale, pavarësisht një sërë përpjekjesh për ta lidhur atë me një marrëveshje afatgjatë ,përcjell ORAinfo.

Kjo ka vënë në gatishmëri një mori klubesh, duke përfshirë rivalët e Premierligës Chelsea, Leeds, Southampton, Brighton dhe Newcastle, dhe kuartetin e Bundesligës Hertha Berlin, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen./ORAinfo/