Arsenali dhe Barcelona në bisedime për të zhvilluar një miqësore

14:32 | 12 Nëntor 2022

Arsenali dhe Barcelona në bisedime për të zhvilluar një miqësore para finales së Kupës së Botës.

Barcelona mund të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Arsenalin në një miqësore përpara se ligat të rikthehen në aksion.

Katalunasit nuk do të luajnë më deri pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, teksa “Topçinjtë” do të luajnë këtë të shtunë ndeshjen e fundit para fillimit të turneut, kundër Wolvesit.

Sipas “RAC1”, të dy klubet po negociojnë për të aranzhuar një miqësore në “Emirates Stadium”, më 17 dhjetor.

Drejtuesit e klubeve po e shohin pushimin si një shans të mirë për të zhvilluar ndeshje miqësore mes vete për të provuar disa lojtarë, si dhe për të mbajtur formën e atyre që nuk do të jenë pjesë e Kupës së Botës.

Barcelona do të rikthehet në aksion më 31 dhjetor, në ndeshjen kundër Espanyolit, të vlefshme për javën e 15-të në La Liga.

Kurse, Arsenali do të luajë më 26 dhjetor, kundër West Ham Unitedit. Kjo ndeshje i takon javës së 17-të në Premierligë.

Komento: