Arsenali do më çdo kusht yllin e Barcelonës, ja çmimi i tij

20:09 | 25 Prill 2019

Arsenal do të tentojë ta blejë në fund të sezonit 25-vjeçarin.

Arsenal raportohet se po konsideron blerjen e mesfushorit të Barcelona-s Andre Gomes, aktualisht lojtari është huazuar tek Everton, ku ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë.

Portugezi ka vuajtur të bindë në dy vitet e kaluara në Camp Nou, por në Premier League mesa duket ka gjetur ambientin ideal për të shfaqur aftësitë e tij.

Arsenal do të tentojë ta blejë në fund të sezonit 25-vjeçarin. Ai thuhet të jetë pasardhësi ideal i Aaron Ramsey, i cili do t’i bashkohet Juventus-it në fund të sezonit, transmeton telesport.

Te Barcelona do të transferohet Frenkie De Jong, kështu që për Gomes pritet një largim përfundimtar.

Te Topçinjtë ai do të gjente Unai Emery, spanjolli e njeh shumë mirë aftësinë e tij.

Komento: