Arsenali e bën transferimin e papritur

21:42 | 09 Janar 2019

Arsenali duket se do të bëjë një transferim.

Ai ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Aaron Ramsey.

Mesfushori uellsian në fund të sezonit do të largohet nga Arsenal, për t’u transferuar në Serie A te skuadra e Juventusit.

28 vjeçari, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Arsenal, dhe në qershor do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.

Pasuesi i tij te ‘Gunners’ mund të vijë nga Porto.

‘The Sun’ shkruan se Arsenal po e mendon Hector Herreran e Portos, si zëvendësues të Ramsey.

28 vjeçari që është pjesë e Portos që nga viti 2013, po kërkohet edhe nga Ëolves dhe Inter.

Komento: