Arsenali e nis sezonin e ri me fitore të thellë ndaj Fulhamit.
Arsenali ka triumfuar në udhëtim te Fulhami me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21 në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetas e ka nisur sezonin si është më së miri, pasi ka marrë një fitore të madhe te rivalët e Fulhamit, të cilët u inkuadruan këtë sezon në elitë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Topçinjve, të cilët përveç rasteve dhe dominimit, arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë dhe ishte Alexandre Lacazette, i cili shënoi për 0-1 nga afërsia, ndërsa rast të mirë pati edhe Willian (28’), por goditja e tij e dënimit u ndal nga shtylla.
Në pjesën e dytë, Arsenali vetëm se rriti nivelin e lojën dhe të rasteve, ndërsa shënoi edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte transferimi i fundit Gabriel që shënoi me kokë për 0-2, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang (57’) shënoi për 0-3 dhe asistues tek dy golat ishte Willian.
Deri në fund të ndeshje pati edhe shumë raste tjera nga të dyja skuadrat, por pa arritur të tundin rrjetat dhe ndeshja në fund përfundoi me fitoren 3-0 të Arsenalit.
Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali e pret në shtëpi West Hamin, ndërsa Fulhami udhëton te Leeds United.