Arsenali ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Jorginhos nga Chelsea.
Mesfushori italian me “Topçinjtë” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.
Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për rinovim të kontratës edhe për një vit më shumë. Ai do të veshë fanellën me numrin 20.
Transferimi i Jorginhos raportohet se i ka kushtuar Arsenalit në total 12 milionë funte.
31-vjeçari ishte pjesë e Chelseat që nga viti 2018. Ai me këtë skuadër regjistroi në total 213 paraqitje, teksa shënoi 29 gola dhe shtoi 9 asistime.
Gjatë kësaj periudhe, Jorginho e fitoi nga një herë trofeun e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për Klube.
Reprezentuesi i Italisë në vitin 2021 u shpall edhe futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA, pasi triumfoi me “Azzurrët” në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.