Arsenali favorit për transferimin e Mudryk.
Arsenali raportohet se është duke udhëhequr garën për transferimin e yllit ukrainas, Mykhaylo Mudryk.
“Topçinjtë” ishin të lidhur transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të verës, por u tha se nuk ia dolën të arrinin marrëveshje me Shakhtar Donetskun rreth çmimit, edhe pse lojtari kishte rënë dakord rreth kushteve personale, transmeton Express.
Lexo Edhe:
Mudryk e ka filluar sezonin 2022/23 në formë të mirë, duke shënuar pesë gola dhe regjistruar shtatë asistime në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.
Sipas “Daily Mail”, Arsenali është ende i interesuar për transferimin e 21-vjeçarit dhe besohet se klubi është favorit për të kompletuar këtë lëvizje.
Reprezentuesi i Ukrainës së fundmi ka pranuar se ëndrra e tij është të luajë për një klub të Premierligë dhe kjo mund të ndihmojë Arsenalin në përpjekjen e tyre për të siguruar shërbimet e tij.
Mykhaylo Mudryk ka kontratë të vlefshme me Shakhtar Donteskun deri në fund të vitit 2026.