Arsenali i falet golit të Martinellit, vazhdon të mbajë distancën si lider me të tjerët.
Arsenali ka shënuar fitore si mysafir i Leicesterit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Topçinjtë ishin më kërkues në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë.
Madje ata shënuan gol në minutën e 26-të, me Leandro Trossard, por para golit kishte një faull që u pa me VAR, për ta anuluar pastaj.
Por me të filluar pjesa e dytë Arsenali e gjeti golin, kur Trossard asistoi bukur te Gabriel Martinelli, i cili shënoi për 1-0.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Arsenali mori një fitore të madhe që i mban lider.
Me këtë fitore ata kanë 57 pikë, ndërsa Leicester ka 24 pikë dhe është në vendin e 14-të.