Arsenali fiton ndaj PSV-së, Xhaka shënon golin e vetëm

20:55 | 20 October 2022

Arsenali ka shënuar fitore ndaj PSV-së në ndeshjen e mbetur të raundit të dytë në Ligën e Evropës.

“Topçinjtë” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj ekipit holandez, me golin e vetëm që e shënoi Granit Xhaka.

Ishte minuta e 71-të kur Granit Xhaka realizoi një gol të bukur.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se PSV që është e dyta.

Komento: