Arsenali është gjithnjë e më afër për ta transferuar Nicolas Pepe, pasi që Topçinjtë tani janë në bisedime të avancuara .
Liverpooli, Manchester Unitedi, Napoli dhe Paris Saint-Germain kishin qenë të gjithë të interesuara për yllin e Bregun të Fildishtë , ndërsa skuadra e Serie A duket veçanërisht e prirur për nënshkrimin e tij, por duket se Pepe preferon një lëvizje në Premier Ligë, përcjell ORAinfo.
Pepe shënoi 22 gola në 38 ndeshje Ligue 1 dhe përfundoi prapa vetëm Kylian Mbappe si golashënuesi i dytë më imirë i ligës, me 11 më shumë asistime për emrin e tij./ORAinfo/