Arsenali jep sinjal që ky Torreira mund të largohet.
Arsenali e la sonte jashtë skuadrës Lucas Torreiran për finalen e Community Shield, duke treguar kështu se ai mund të largohet në ndonjërën prej skuadrave në Itali që janë të interesuara për të, si: Roma, Torino apo Fiorentina.
Agjenti Pablo Bentacur i tha dje calciomercato.com se “trajneri dhe Arsenali duhet të tregojnë se a do ta mbajnë Torreiran apo ajo”.
Duket se kjo është përgjigje për të, për shkak se uruguaiani nuk ishte as në bankë rezervë për ndeshjen që Arsenali e fitoi me penallti duke e mposhtur Liverpoolin.
Agjenti po ashtu tha se nuk ka ndonjë ofertë formale ende, por ka sinjale që mund të vinë disa të tilla.
Fiorentina ka treguar më se shumti interes për të këto ditë, por edhe Roma dhe Torino po ashtu janë në garë.
24 vjeçari shumicën e karrierës e ka pasur në Itali ku ka luajtur për Pescaran dhe Sampdorian para se të transferohej në Arsenal në verën e vitit 2018 për 28.65 milionë euro.