Arsenali zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit dhe Premier League.
Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice nga West Ham, në një marrëveshje afatgjatë.
Rice, ka një eksperiencë të gjatë, duke bërë 245 paraqitje për Hammers dhe 43 të tjera për Kombëtaren e Anglisë.
Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Chelseat, para se t’i bashkohet akademisë së West Hamit në vitin 2014, duke e nënshkruar kontratën një vit më vonë.
Në ditën e fundit të sezonit 2016-17, 18-vjeçari Declan bëri debutimin e tij zyrtar duke u bërë lojtar kyç i ekipit të parë për gjashtë kampanjat e ardhshme.
Ai u bë kapiten i ekipit në maj të 2022 teksa e drejtoi Ëest Hamin drejt titullit të Ligës së Konferencës në qershor të këtij viti.
Rice gjithashtu u paraqit me Anglinë në Kampionatin Evropian 2020 dhe Kupën e Botës 2022.
Ndryshe, Rice është bërë lojtari më i shtrenjtë anglez dhe në Premier League.