Arsenali kryen detyrën ndaj Oxfordit dhe kualifikohet në raundin e katërt të FA Cup.
Arsenali ka regjistruar fitore përballë Oxford Unitedit (3-0) në Kassam Stadium për të siguruar kualifikimin në raundin e katërt të Kupës FA.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa loja ndryshoi në fraksionin e dytë, kur u inkuadrua edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (62’).
Menjëherë pas, Fabio Vieira dërgoi një harkim nga gjuajtja e lirë, të cilin e konvertoi në gol Mohamed Elneny (63’).
Tjetër asistim nga Vieira kësaj radhe për Eddie Nketiah, i cili doli përballë portierit dhe e dyfishoi epërsinë (70’).
Goli i tretë erdhi po nga Nketiah, ndërsa asistimi këtë herë erdhi nga Gabriel Martinelli (76’).
Në raundin e katërt, Arsenali do të luajë përballë Manchester Cityt që eliminoi Chelsean.