Arsenali kualifikohet në raundin tjetër të Europa League

21:09 | 25 Shkurt 2021

Arsenali mes shumë vuajtjeve kualifikohet në raundin tjetër të Europa League.

Arsenali ka kaluar në raundin tjetër të Europa League.

“Topçinjtë” kanë arritur ta mposhtin Benfican me rezultat 3-2, për të prerë biletën për në fazën tjetër të Europa League.

Arsenali u desh të vuajë shumë për të siguruar fitore, dhe goli i kualifikimit erdhi në minutën e 87’, nga sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, që kishte shënuar edhe golin e parë.

Derisa golin tjetër e shënoi Tierney.

Për Benfican shënuan Goncalves dhe Silva, ky i fundit frikësoi Arsenalin pasi realizoi për 1-2, por “Topçinjtë” përmbysën gjithçka dhe u kualifikuan në fazën tjetër të Europa League.

Komento: