Arsenali me ofertë të papritur për super-lojtarin

10:36 | 14 Korrik 2019

Duket se Arsenali po përgatitet për transferime të reja.

Skuadra e Arsenal ka nisur një ofertë të ‘përmirësuar’ në drejtim të Celtic, për shërbimet e Kieran Tierney.

Arsenal kanë bërë një ofertë prej rreth 25 milionë funteve për mbrojtësin e Celtic, raporton ‘Sky Sport Neës’.

Disa javë më parë, ‘Gunners’ kishin nisur një ofertë prej 15 milionë funteve, e cila ishte refuzuar nga skocezët.

Sipas të njëjtave burime, në garë për shërbimet e reprezentuesit të Skocisë janë edhe Napoli.

22 vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje me Celtic sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij.

Kontrata e Tierney me Celtic skadon në verën e vitit 2023.

Komento: