Gjiganti anglez planifikon huazimin e yllit të madh.
Arsenali raportohet se po planifikon një ofertë të papritur për Eduardo Camavingan.
Londinezët, që po synojnë titullin e kampionit në Premierligë, duan që të përforcohen edhe më shumë për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas raportimeve nga “Evening Standard”, Arsenali po konsideron Camavingan si një opsion për të përforcuar mesfushën.
Francezi po “lufton” për të fituar një vend të rregullt në formacionin e Real Madridit këtë sezon, teksa deri më tani ka startuar në vetëm katër ndeshje në La Liga.
Carlo Ancelotti është një tifoz i madh i 20-vjeçarit dhe ai nuk e ka ndërmend ta shesë ish-mesfushorin e Rennes, por thuhet se ai mund të tundohet nga një ofertë për huazimin e lojtarit, ku mund të kishte më shumë minuta në këmbët e tij.
Ndryshe, Camavinga me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.