Arsenali me super-transferim, po e ‘rrëmben’ nga Manchester United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arsenali me super-transferim, po e ‘rrëmben’ nga Manchester United

20:52 | 25 Janar 2019

Juan Matas duket se do të largohet nga Manchester United.

Arsenali do të synojë transferimin e Matas nëse dështon që të arrijë marrëveshje me Barcelonën për Denis Suarez.

“Djajtë e Kuq” ende nuk kanë vendosur nëse do t’ia vazhdojnë kontratën mesfushorit spanjoll, i cili nuk po e gjen vetën rregullisht në formacionin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Unai Emery nuk i ka marrëdhëniet më të mira me Mesut Ozil, i cili mund të largohet, dhe Juan Mata do të ishte zëvendësuesi i tij në të ardhmen.

30-vjeçari në këtë stinor me Unitedin ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asiste në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: