Arsenali vendos për të ardhmen e Mkhitaryanit.
“Topçinjtë” nuk llogarisin më në shërbimet e mesfushorit armen, i cili aktualisht është i huazuar në Romë
Arsenali është i gatshëm ta shesë Henrikh Mkhitaryanin.
“Topçinjtë” nuk llogarisin më në shërbimet e mesfushorit armen, shkruan tabloidi britanik “The Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.
Aktualisht, 31 vjeçari është i huazuar në Romë, ndërsa klubi italian po planifikon ta blejë kartonin e tij.
Arsenali është i gatshëm ta shesë ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit për 15 milionë euro.
Kurse, klubi italian i ofron 10 milionë euro për futbollistin, i cili ka dështuar ta tregojë veten në “Emirates Stadium”.