Një lajm jo shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Arsenalit.
Sulmuesi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe nga sezoni i ardhshëm mund të transferohet në Atletico Madrid
Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.
Sulmuesi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta për sezonin e ardhshëm, shkruan mediumi spanjoll “AS”.
Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Lacazette mund të përfundojë në Spanjë.
Në fakt, interesim për të ka shfaqur Atletico Madridi.
Ai i ka edhe dy vjet kontratë me klubin nga “Emirates Stadium”, por 28 vjeçari nuk do t’i thoshte jo një transferimi të mundshëm në “Wanda Metropolitano”.
Njëjtë si Lacazette, nga Londra gjatë verës mund të largohet edhe sulmuesi tjetër, Pierre-Emerick Aubameyang.