Arsenali merr lajmin e madh nga Mustafi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arsenali merr lajmin e madh nga Mustafi

18:02 | 07 Shkurt 2019

Skuadra e Arsenalit ka marrë një lajm shumë të mirë nga Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, së bashku me mesfushorin ofensivë Henrikh Mkhitaryan, janë kthyer në stërvitjet të plota te Arsenal.

Kthimi i Mustafit është një lajm i mirë për Emery, që po vuan nga shumë lëndime në mbrojtje, përfshirë Sokratis, Hector Bellerin dhe Rob Holding.

Sokratis pritet të jetë i gatshëm në fund të shkurtit, ndërsa Bellerin dhe Holding duhet t’u nënshtrohen operacioneve të reja në gju.

Arsenal pas 25 xhirove në Premierligë renditen në vendin e gjashtë me 47 pikë, dhe xhiron e ardhshme takohet me Huddersfieldin në udhëtim.

Komento: