Arsenali merr lajmin ‘katastrofal’, Mustafi do të mungoi gjatë

20:43 | 28 July 2020

Goditje e rëndë për Arsenalin, Shkodran Mustafi mungon deri në tetor.

Arsenali nuk do të mundë të llogarisë në Shkodran Mustafin të paktën deri në tetor, pasi qendërmbrojtësi shqiptar iu nënshkrua një operacioni të vogël në muskulin e këmbës së djathtë.

28-vjeçari e lëndoi muskulin në fitoren e Arsenalit 2:0 kundër Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup më 18 korrik.

Klubi nga Londra veriore konfirmoi të martën se Mustafi e ka kryer me sukses operacionin, pasi u vlerësua shkalla e lëndimit të tij.

Si pasojë, ish-përfaqësuesi i Gjermanisë nuk do të mundë të luajë në finale të FA Cup kundër Chelseat më 1 gusht, që është një humbje e madhe për Arsenalin duke qenë se Mustafi po e rigjente formën e vjetër nën udhëheqjen e Mikel Artetas.

Për më tepër, Mustafi do ta mungojë edhe në fillim të sezonit të ri 2020/21 në Premierligë, i cili nis më 12 shtator.

Në një komunikatë për media, Arsenali konfirmoi se Mustafi synon të rikthehet në stërvitje të plota në tetor.

Komento: