Arsenali do t’i ofrojë kontratë të re Xhakës
Arsenali është duke punuar në vazhdimin e kontratave të lojtarëve të tyre.
Pasi i nisi bisedimet me Bukayo Saka, William Saliba e Gabriel Martinelli për kontratat e reja, “Topçinjtë” tash do t’ia bëjnë ofertën për kontratën e re edhe yllit kosovar, i cili është bërë lider i ekipit.
Për këtë siguron gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, përcjell Gazeta Express.
“Përkundër raportimeve, bisedimet nuk kanë avancuar për momentin. Xhaka është në radhë në listë pas Martinellit, Sakas dhe Salibas. Marrëveshja me Sakan do të finalizohet, e negociatat janë të avancuara edhe me Saliban. Pra, do të nevojitet pak kohë para se Xhaka ta vazhdojë kontratën. Do të ketë diskutime në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Romano.
Granit Xhaka ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2024, por ka mundësi ta zgjasë kontratën deri në vitin 2026.