Arsenali mposht Portsmouthin, kualifikohet në çerekfinale

23:35 | 02 Mars 2020

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore ndaj Portsmouthit.

Arsenali e ka mundur Portsmouthin për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

Skuadra e Mikel Artetës triumfoi me rezultat të pastër 2-0, me pothuajse formacionin e dytë – pasi më të mirët ishin lënë në stol, disa jashtë skuadrës.

Sokratis Papastathopoulos në pjesën e parë dhe Edëard Nketiah në fillim të pjesës së dytë shënuan për ‘Topçinjtë’.

Këtë kualifikim të Arsenalit e zbeh lëndimi i rëndë i Lucas Torreiras në pjesën e parë.

Ai u dëmtuar në minutën e 16’, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa të lojtari kundërshtar.

Torreira u largua me lese mes dhimbjeve, tregues i qartë se lëndimi është serioz.

Komento: